Nuk u njoftua i plagosuri, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:39
gjykataaaa 1124x720

Nuk u njoftua i plagosuri, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Publikuar më: 17/11/2022, ora 10:39

Është shtyrë edhe këtë të enjte seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mosnjoftimi në kohë i të plagosurit Emiljano Prenga.

Paplekaj nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa avokati i tij nuk pranoi të fliste për mediat.

Arbër Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021. Në seancat e shkuara, ai është shprehur se ishte detyruar të qëllonte me armë pasi konstatoi një mosreagim të forcave të policisë që ishin në vendngjarje.