Rituali i pashpjegueshëm, delet lëvizin në formë rrethi prej 12 ditësh

Publikuar më: 17/11/2022, ora 13:19

Rituali i pashpjegueshëm, delet lëvizin në formë rrethi prej 12 ditësh

Publikuar më: 17/11/2022, ora 13:19

Pronari i një tufe delesh ka kërkuar ndihmë nga ekspertët dhe në rrjetet sociale pasi kafshët e tij nisën të sillen çuditshëm, duke lëvizur në një formë rrethi perfekte 12 ditë me radhë pa ndaluar.

Ngjarja është regjistruar në veri të Kinës, ku në video shihet tufa e deleve teksa lëviz në drejtim të akrepave të orës, në një ritëm perfekt dhe rreth po ashtu perfekt.

Banorët e zonës kanë dhjetëra besëtytni për të shpjeguar këtë sjellje, por të gjitha janë rrëzuar pas arsyetimeve.

Zoti Miao, pronari i tufës, tregon se ka mbetur pa fjalë nga kjo gjë. Sipas tij, në fillim nisën të lëviznin në formë rreth disa dele, për t’u ndjekur më pas dhe nga pjesa tjetër.