Sekuestrohen mbi 16 600 euro në Durrës, rasti i tretë në një muaj

Publikuar më: 17/11/2022, ora 16:04
euro 6 1280x720

Sekuestrohen mbi 16 600 euro në Durrës, rasti i tretë në një muaj

Publikuar më: 17/11/2022, ora 16:04

Shërbimet kufitare në Durrës kanë sekuestruar 16 670 euro të fshehura në një fugon dhe kanë proceduar penalisht drejtuesin e mjetit. 48-vjeçari nga Vlora akuzohet për mosdeklarim të parave në kufi.

Ky është rasti i tretë në më pak se një muaj i sekuestrimit të parave në këtë port.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive në kufi, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin fugon, me drejtues shtetasin F. V.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe sekuestruan 16 670 euro, të padeklaruara nga 48-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.