“Vetëm dy mushka nga fisi në fshat ke lënë pa punësuar”, Berisha thumbon ministrin Manja

Publikuar më: 17/11/2022, ora 11:11

“Vetëm dy mushka nga fisi në fshat ke lënë pa punësuar”, Berisha thumbon ministrin Manja

Publikuar më: 17/11/2022, ora 11:11

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, nuk lejoi më deputetët e Partisë Demokratike të merrnin fjalën, duke i konsideruar si deputetë pa grup parlamentar. Kjo revoltoi deputetët e PD dhe Sali Berisha e Flamur Noka bllokuan foltoren e Kuvendit. Më pas, deputetët e PD transmetuan live në Facebook fjalën e tyre nga llogaria e Sali Berishës.

Berisha ka bërë batuta me ministrin e Drejtësisë, duke i thënë se me ndërhyrjen e tij nuk ka lënë asnjë person pa punësuar nga fshati i tij. “Mos kini frikë nga parlamenti. Iku Xhaçka, investitorja strategjike. Ulsi je bërë famoz! Vetëm dy mushka në fshat ke lënë pa punësuar nga fisi yt. Prandaj je bërë badigard i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Berisha kërkoi më pas përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, njëlloj siç u veprua me dy deputetët me të cilët para disa ditësh ai shkëmbeu fyerje. “Të përjashtohet Edi Rama për fjalorin. Përjashtuat Edi Palokën dhe Bujar Leskajn, por nuk përjashtoni atë që ofendoi çdo shqiptar. Na vjen turp që jemi me njerëz të tillë në parlament, por vijmë për zgjedhësit tanë. I jap paralajmërim Edi Ramës, mos përdor atë gjuhë. Ne këtu vijmë me fjalë e pendë, se në mënyrë absolute mund të të japim çdo lloj përgjigje që ekziston. Por mos e përdor, atë mbaje në kuzhinën tënde në Surrell dhe shpellat e krimit të partisë tënde”, tha Berisha.