Botëror në Lindjen e Mesme, lejohet alkooli, por me orar

Publikuar më: 18/11/2022, ora 10:06
MB KLUBI DOHA frame 2457 1280x720

Botëror në Lindjen e Mesme, lejohet alkooli, por me orar

Publikuar më: 18/11/2022, ora 10:06

Fansat e Kupës së Botës do të kenë mundësinë edhe të kërcejnë, teksa vizitojnë Katarin dhe kjo pasi në kryeqytetin Doha është hapur klubi i parë i natës, vetëm 2 ditë para nisjes së Kupës së Botës. Lokali, që tashmë do të njihet edhe si “Klubi i parë mega” i Katarit, do të synojë të mbajë zgjuar qindra fansa, që në përfundim të ndeshjeve, mund edhe të dëfrehen e të bëhen pjesë e jetës së natës.

Sigurisht që për alkoolin, do të jetë e vështirë, por ka një orar të përcaktuar kur edhe mund të konsumohet, nga tekila apo pije të tjera, edhe koktejet po ashtu. Për të shijuar muzikën, me dhjetëra këngëtarë e DJ të famshëm, turistët do të mund të konsumojnë pije me alkool nga ora 9 e mbrëmjes deri në 3 të mëngjesit.

Klubi i parë i natës në Doha ka një hapësirë të madhe, prej 1300 metrash katror, mjaftueshëm për të ndjekur aty edhe ndeshjet, por edhe për t’u argëtuar më pas. Por aty mund të hyjnë vetëm femrat e huaja, pra jo vajzat e gratë nga Katari. Kartat e identitetit do të kontrollohen sidomos për femrat, në hyrje të lokalit nëntokë.