Frida Krifca zgjidhet kreu i CIHEAM

Publikuar më: 18/11/2022, ora 23:58
krifca1 1280x720

Frida Krifca zgjidhet kreu i CIHEAM

Publikuar më: 18/11/2022, ora 23:58

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është zgjedhur Presidente e Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM).

“Gjatë mbledhjes së 151-të të Bordit Drejtues të Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) të mbajtur në Institutin Oceanografik të Parisit (Francë) më 18 nëntor 2022, znj. Frida KRIFCA u zgjodh Presidente e Bordit Drejtues dhe z. Teodoro Miano si Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërqeveritare”, lexohet në njoftimin e CIHEAM.

Krifca do të marrë detyrën më 1 prill 2023.