Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ka kushtuar 767 milionë dollarë, stadiumi i Botërorit “po shembet”

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 15:14 | Futboll
Ka kushtuar 767 milionë dollarë, stadiumi i Botërorit “po

Vetëm pak orë përpara startit të Kupës së Botës, vijojnë polemikat rreth Katar 2022. Së fundmi, është publikuar një video që ka shqetësuar seriozisht tifozët. Ky është Botërori më i shtrenjtë në histori, ku janë shpenzuar mbi 220 miliardë dollarë, për stadiumet, infrastrukturën dhe rrugët.

Shifra është 20 herë më e lartë se eventi i vitit 2018 në Rusi, ku u shpenzuan 11,6 miliardë dollarë. Vetëm për ndërtimin e tetë stadiumeve, kosto e shpenzimeve përllogaritet nga 6,5 miliardë deri në 10 miliardë dollarë. Përshtypja ishte se impiantet e kaluan provimin. Megjithatë, jo gjithçka që shkëlqen është flori.

Në rrjetet sociale, bëri xhiron e botës një video ku duket një gropë gjigante në stadiumin “Lusail I konik” të Dohas. Tifozët janë të tronditur, pasi duket e pamundur që pas milionave të shpenzuara, organizatorët të kenë bërë një gabim të tillë.

Gropa është e përmasave të konsiderueshme dhe dikush rrezikon seriozisht të lëndohet. Ajo është krijuar nga rënia e pllakave të betonit, teksa personeli përgjegjës nuk ka vendosur asnjë shenjë apo tabelë rreziku.

Ndërtimi i këtij stadiumi kushtoi 767 milionë dollarë. Ai është impianti më i madh në Katar, me kapacitet 80 mijë vende dhe është ndërtuar 23 kilometra larg Dohas. Në “Lusail I konik” do të luhen dhjetë ndeshje, duke përfshirë edhe finalen e 18 dhjetorit, ku do të përcaktohet kampioni i ri i botës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë