Konkluzioni i organizatave europiane: Liria e medias në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet

Publikuar më: 18/11/2022, ora 23:03
liria medias 1280x720

Konkluzioni i organizatave europiane: Liria e medias në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet

Publikuar më: 18/11/2022, ora 23:03

Liria e medias në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet. Ka qenë ky konkluzioni i nxjerrë nga partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, pas një misioni dyditor në Tiranë.

Përfaqësues nga 7 organizata evropiane në mbrojtje të lirisë së medias kanë nxjerrë përfundimet e tyre pas takimeve me gazetarë, shoqata të medias në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama, deputetë të Komisionit të Medias, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por edhe me përfaqësues të policisë, gjykatës, prokurorisë etj.

Sipas tyre, Shqipëria nuk ka asnjë përmirësim të situatës për të mundësuar gazetari të pavarur.

Ndërkaq, u vlerësua pozitivisht qëndrimi i qeverisë për të tërhequr nga agjenda parlamentare “paketën antishpifje”.