Mister në Itali, gjenden 3 prostituta të vrara, dyshohet për një vrasës serial

Publikuar më: 18/11/2022, ora 08:08
135317642 8ef5b96f 4134 4bd3 9d3f c12209fe7c67 1080x720

Mister në Itali, gjenden 3 prostituta të vrara, dyshohet për një vrasës serial

Publikuar më: 18/11/2022, ora 08:08

Tri gra janë gjetur të ekzekutuara në 24 orët e fundit në Romë, duke ngritur në këmbë autoritetet policore dhe duke vënë në ankth banorët e zonave ku u gjetën trupat.

Dy prej viktimave me origjinë kineze u gjetën në një ndërtesë në lagjen Prati, një prej të cilave në katin e parë, ndërsa e dyta brenda një apartamenti.

Viktima e tretë një 65-vjeçare me origjinë nga Amerika e Jugut, u gjet po ashtu në lagjen Prati, në një apartament në rrugën “Durrësi”.

Viktimat, të treja prostituta, u goditën me thikë për vdekje. Ndërkohë që hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Grupi hetimor po ashtu po analizon tabulatet telefonike të viktimave për të parë kontaktet e bëra me “klientët”, orët e fundit. Gjithashtu, janë mbledhur dhe filmimet e kamerave të sigurisë në disa rrugë.