Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Deti i trazuar, Autoriteti Portual njofton vonesa për tragetet në Durrës

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 20:08 | Aktualitet
Deti i trazuar, Autoriteti Portual njofton vonesa për tragetet në

Kushtet e vështira të motit në vend po pasqyrohen edhe në transportin detar, duke shkaktuar vështirësi.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se pasagjerët e trageteve drejt portit të Barit në Itali do të duhet të presin të paktën disa orë më shumë se orari i zakonesh gjatë ditës së sotme, pasi deti është tejet i trazuar.

Sipas Autoritetit Portual, “të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë”.

Autoriteti specifikon se “Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë