Panairi i Librit: Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit

Publikuar më: 19/11/2022, ora 13:05

Panairi i Librit: Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit

Publikuar më: 19/11/2022, ora 13:05

Janë ndarë mesditën e sotme edhe çmimet e panairit të 25 të librit. Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit.

Çmimi i letërsisë për fëmijë shkon për autoren Natasha Shuteriqi.

Çmimi për përkthimin nga letërsia franceze shkon për Klarita Lagji, si përkthyese e veprës “Vendi i babait” nga nobelistja Annie Arnaux.

Çmimi për veprën më të mirë studimore shkon për Arben Imamin për veprën “Tri format e mendimit…”

Përkthimi më i mirë i vitit shkon për përkthimin e Romeo Çollakut, një punë e bukur me veprën “Varfanjaku i Zotit” nga Niko Kazanzaqis, një botim nga Kosova, i cili ishte edhe në këtë panair.