Vaksinat e reja anti-covid, mbërrijnë 48 mijë të parat

Publikuar më: 19/11/2022, ora 13:24

Vaksinat e reja anti-covid, mbërrijnë 48 mijë të parat

Publikuar më: 19/11/2022, ora 13:24

Mbërrijnë vaksinat e adaptuara të Covid-19 që sigurojnë mbrojtje ndaj dy varianteve të Omicron në qarkullim.  

48 000 vaksinat e para po shpërndahen në qendrat shëndetësore të vendit, për t’u kryer në grupmoshat mbi 60 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se brenda muajit nëntor do të vijojnë rreth 700 mijë vaksina Pfizer dyvalente, të cilat mbrojnë nga nënvariantet Ba4 dhe Ba5 të Omicron.

Nga qendra shëndetësore numër 1 në Tiranë, Manastirliu foli edhe për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit tek kategoritë e riskut.

Edhe këtë dimër do të ketë qarkullim të njëhershëm të virozave, gripit të stinës dhe nënvarianteve të Omicron. Vaksinat e adaptuara të Covid-19 janë doza përforcuese pas atyre që janë kryer deri tani.