“Eksportuese neto në 2030”, mungesa e burimeve njerëzore pengon ambiciet në sektorin energjetik

Publikuar më: 20/11/2022, ora 16:08

“Eksportuese neto në 2030”, mungesa e burimeve njerëzore pengon ambiciet në sektorin energjetik

Publikuar më: 20/11/2022, ora 16:08

“Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe”, shprehej kryeministri Rama më 27 prill të këtij viti.

Një sërë studimet nga institucione ndërkombëtare përfshirë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë pohojnë se kjo mund të arrihet. Diversifikimi i burimeve është e vetmja mënyrë thonë ekspertë të tregut energjetik.

Sigurisht që për të përmbushur këtë ambicie, investimet janë një domosdoshmëri. Por, po aq të nevojshme janë edhe burimet njerëzore, që për shkak të emigracionit të vazhdueshëm po i mungojnë përherë e më shumë tregut.

Geri Lala, i sapo-diplomuar në Inxhinieri Elektrike me rezultatet më të larta është një prej atyre që nga “vlerë e shtuar” mund të kthehet në “një mungesë më shumë” për sektorin jetik.

Ashtu si edhe për pjesën tjetër të atyre që largohen, ekspertë të tregut energjetik zgjidhja e këtij ngërçi duhet të nisë te vlerësimi të rinjve dhe krijimi i kushteve për punësim e paga të përafërta, së paku me vendet e Rajonit.