Fati i keq, sulmuesi i Francës humb botërorin

Publikuar më: 20/11/2022, ora 11:59
franca 1 1024x569

Fati i keq, sulmuesi i Francës humb botërorin

Publikuar më: 20/11/2022, ora 11:59

Franca merr lajmin më të keq ende pa nisur Kampionatin Botëror të Futbollit. Rrugët mes Katarit dhe Karim Benzema tashmë janë ndarë përfundimisht. Sulmuesi francez la stërvitje me Blutë të shtunën pas një dëmtimi muskulor që pësoi në këmbën e majtë.

Futbollisti iu nënshtrua menjëherë një kontrolli në klinikën Aspetar në Doha e cila evidentoi se dëmtimi ishte më i rëndë nga sa mendohej, duke e bërë të pamundur rekuperimin për kohën sa zgjat kampionati.

Pas pak orësh erdhi dhe reagimi zyrtar i Federatës Franceze të Futbollit, e cila në faqen zyrtare shkruan se “Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Karim Benzema është detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në botëror. E gjithë skuadra është pranë Karim në këtë moment të trishtë dhe i uron shërim të shpejtë”.

Pavarësisht këtij lajmi, trajneri Didier Deschamps ka vendosur të mos thërrasë një zëvendësues për Benzema, i cili është dëmtimi i radhës tek Blutë e Francës pas atyre të Paul Pogba, N’Golo Kantè, Mike Maignan, Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku.