Heroinë e hashash për të rinjtë e Korçës, pranga 29-vjeçarit

Publikuar më: 20/11/2022, ora 10:44
Screenshot 4 10

Heroinë e hashash për të rinjtë e Korçës, pranga 29-vjeçarit

Publikuar më: 20/11/2022, ora 10:44

Një 29 vjeçar ra në prangat e policisë së Korçës nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në rrugët e qytetit juglindor.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Vakumi”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Ç., 29 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Republika”, në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.