Italia nuk gjen qetësi, të tjera lëkundje sizmike

Publikuar më: 20/11/2022, ora 08:30
termet lajm i fundit 1024x576 1

Italia nuk gjen qetësi, të tjera lëkundje sizmike

Publikuar më: 20/11/2022, ora 08:30

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Marche në Itali.

Dy tërmete të njëpasnjëshme, me magnitudë 4.3 dhe 3.2 Rihter goditën brigjet e Pesarese duke shkaktuar sërish panik te banorët e zonës pas lëkundjes së fuqishme të 9 nëntorit.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në rrugët e qyteteve për të verifikuar gjendjen e ndërtesave.