“Katar 2022”, mungesat e mëdha të Botërorit

Publikuar më: 20/11/2022, ora 23:12
emisioni per web 0001 frame 49697 1280x720

“Katar 2022”, mungesat e mëdha të Botërorit

Publikuar më: 20/11/2022, ora 23:12

Pas dy muajve të karakterizuar nga sforco e madhe fizike për shkak të kalendarit të ngjeshur, Botërori 2022 në Katar ka humbur shumë prej protagonistëve të tij. Nga Pogba te Kante, për të vijuar me Mane, Wijnaldum, Diogo Jota, Coutinho, Firmino apo Werner. Lista e mungesave pasurohet edhe më shumë nëse shtohet ata që nuk janë thërritur për zgjedhje teknike të trajnerëve të tyre, ku spikat portieri De Gea i Spanjës dhe treshja e mbrojtësve Ramos-Tomori-Gabriel. Në mesfushë veçohen mungesat e Ryan Granveberch, që nuk u preferua nga Louis Van Gal, si dhe të Tiago Alcantara, që nuk u thërrit nga Spanja. Mungesa të tjera që bien në sy janë ato të Gosens, Firminho dhe Abraham.