Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Morgan Freeman, muzikë dhe valle me shpata, ceremonia hapëse e Kupës së Botës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 16:35 | Futboll

Me një mesazh të qartë kundër kritikëve, duke theksuar se Katari është i hapur për të gjithë globin, nisi ceremonia e Kupës së Botës “Katar 2022”. Turneu, i shumë diskutuar për arsye jo sportive, nisi me një ceremoni sa tradicionale, aq edhe moderne.

Me pjesëmarrjen e aktorit të madh hollivudian, Morgan Freeman, në ceremoni pati valle me shpata, numra kërcimi dhe një spektakël dritash të jashtëzakonshëm. Pas lajmeve se shumë këngëtarë të mëdhenj kishin refuzuar të merrnin pjesë në ceremoni, për shkak të akuzave për abuzime me të drejtat e njeriut në Katar, në skenë u ngjit vetëm këngëtari koreano-jugor Jung Kook.

Sunduesi i vendit, Emiri Sheikh Amim bn Hamad al-Thani, mbajti gjithashtu një fjalim të shkurtër, ku u uroi gjithëve mirëseardhjen dhe suksese.

Ajo që u vu re ishte se jo të gjitha vendet ishin mbushur në stadiumin “Al Bayut” për ceremoninë hapëse dhe gjithashtu në rrugët e Dohas nuk shihen turma të mëdha tifozësh.

Turneu i këtij viti është më i veçanti i organizuar ndonjëherë. Jo vetëm është më i shtrenjti, por edhe i pari që organizohet në dimër. Temperaturat gjithsesi parashikohet të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

https://a2news.com/2022/11/18/infografika-miliardat-e-boterorit-stadiumet-dhe-shpenzimet-e-shtetit-te-sheikeve/
https://a2news.com/2022/11/19/32-kapitenet-e-boterorit-mes-tyre-nje-shqiptar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë