Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përleshen bandat rivale në burgun e Ekuadorit, të paktën 10 viktima

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 10:34 | Bota
Përleshen bandat rivale në burgun e Ekuadorit, të paktën 10

Një tjetër përleshje e dhunshme mes bandave rivale është regjistruar në një burg të Ekuadorit, ku për pasojë 10 persona kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja e rëndë u zhvillua në burgun El Inca, në veri të kryeqytetit Quito dhe erdhi si pasojë e transferimit të kreut të bandës Los Lobos, Jonathan Bermudez në një burg të sigurisë së lartë 

Autoritetet e burgut bëjnë me dije bëhet fjalë për një raprezalje të bandës kriminale, të privuar nga kreu, ndaj organizatave të tjera brenda burgut. 

Kjo është përplasja e 11 e dhunshme në një burg ekuadorian që nga viti 2021, episode që deri tani kanë çuar në vdekjen e 401 personave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani