8 orë negociata Kosovë-Serbi, pa sukses. Borrell me kritika të forta për Kurtin: Nuk tregoi respekt

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:21

8 orë negociata Kosovë-Serbi, pa sukses. Borrell me kritika të forta për Kurtin: Nuk tregoi respekt

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:21

Nuk ka tym të bardhë në Bruksel. Kosova dhe Serbia nuk arritën të zgjidhnin çështjen e targave, as me ndërhyrjen urgjente të Bashkimit Europian për të zbutur tensionet në Veri. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politike të Jashtme, Josep Borrell, i cili bashkë me ndërmjetësuesin Mirsolav Lajçak, udhëhoqën bisedimet që zgjatën rreth 8 orës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, përcëktoi dhe fajtorin për këtë dështim.

“Palët nuk u pajtuan për një zgjidhje. Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrel.

Borrell vijoi më tej duke kritikuar dhe akuzuar ashpër Kurtin dhe tha se nuk tregoi respekt për dialogun dhe për obligimet legjitime ndërkombëtare. Zyrtari i BE-së porositi qeverinë e Kosovës që të mos vazhdojë me fazën e dytë të planit për ndërrimin e targave, pra me vendosjen e gjobave, ndërsa qeverinë e Serbisë që të mos lëshojë më targa KM për serbët e Kosovës.

Vuçiç e pranoi këtë, ndërsa nuk e kurseu dhe një lojë shahu në Bruksel, kur priste raundin e fundit të takimit mes Kurtit dhe Borrell. “Na presin netë pa gjumë dhe ditë të vështira përpara”, nënvizoi presidenti serb në një konferencë pas përmbylljes së negociatave maratonë.