Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Balla: Protesta e opozitës bie ndesh me mikpritjen shqiptare

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 11:32 | Politikë
Balla: Protesta e opozitës bie ndesh me mikpritjen shqiptare

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se “thirrjet për mitingje në një ditë feste, sikurse është samiti i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, bien tërësisht ndesh me traditat më të mira të shqiptarëve”.

“Unë besoj që çdo qytetar shqiptar e kupton që halli i Saliut është aq i madh, saqë një ditë mikpritjeje të shqiptarëve për miqtë, për një samit që nuk ka ndodhur kurrë në vendin tonë, thërret një miting antievropian”, tha Balla.

Sipas tij, kjo protestë mund të bëhej në të gjitha ditët e tjera të vitit.

“Në raste të tilla ka një nivel të rritur të sigurisë, për shkak të atyre që vijnë. Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protesta, por e ka zakon ta presë siç duhet. Siç u prit George Bush në vitin 2007 dhe të gjithë miqtë e tjerë të Shqipërisë”, shtoi Balla.

https://a2news.com/2022/11/18/berisha-protesta-e-radhes-te-mbahet-gjate-samitit-te-be-se-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli