“Fiks si flamuri shqiptar”, stema e Serbisë po tërbon tifozët

Publikuar më: 21/11/2022, ora 15:23

“Fiks si flamuri shqiptar”, stema e Serbisë po tërbon tifozët

Publikuar më: 21/11/2022, ora 15:23

Serbia do të luajë ndeshjen e parë në Botëror kundër Brazilit, me një uniformë që ka shkaktuar polemika. Federata Serbe e Futbollit ka vendosur të përdorë fanellat me një stemë të re që ka ngjallur shumë diskutime.

Bëhet fjalë për një shqiponjë dykrenore dhe që tifozët nuk po e pranojnë lehtë. Shumë prej tyre e kanë vënë në dukje ngjashmërinë që stema e re e Serbisë ka me flamurin tonë.

Stema e vjetër ka pasur një top futbolli në mes një kryqi, shkronjat СРБИЈА (SERBIA) sipër dhe 4 shkronja cirilike që simbolizojnë moton e Serbisë: Samo Sloga Srbina Spašava (Vetëm bashkimi shpëton serbët).

Serbia do të jetë përfaqësuesja e vetme që do të ketë një stemë që nuk është e ngjashme as me flamurin e saj dhe as me stemën e federatës së futbollit të vendit.

Gjithashtu, pati dhe tifozë të tjerë që vunë re ngjashmërinë e madhe të stemës së re me stemat e Polonisë, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.