Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hair Zeqiri nuk e sheh Holandën si pretendente, Osmani: Duhen pritur ndeshjet e tjera

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 22:26 | Futboll
Hair Zeqiri nuk e sheh Holandën si pretendente, Osmani: Duhen pritur

Ish-futbollistët e Kombëtares, Tefik Osmani dhe Hair Zeqiri ishin të ftuar në emisionin “Katar 2022” në A2 CNN, ku komentuan gjerësisht tri ndeshjet e ditës së dytë të Botërorit të futbollit.

Një vëmendje të veçantë dy ish-futbollistët i kushtuan ndeshjes së Holandës ndaj Senegalit, ku “Tulipanët” vuajtën deri në fund deri sa arritën të gjenin fitoren ndaj kampionëve në fuqi të Afrikës.

Sipas Osmanit, djemtë e Van Gaal u treguan të kujdesshëm për të marrë një rezultat pozitiv, kjo edhe për shkak të fitores së Ekuadorit ndaj Katarit, e cila i vuri “portokallinjtë” në presion.

“Ishte presioni mbi këto dy skuadra, deri në 85 ishte një ndeshje e bukur dhe eksperienca e një skuadre bën që të jetë e frikshme deri në momentin e fundit. Për mua, një lojtar i vetëm nuk bën dot ndryshimin. Ndeshjet e para besoj se do jenë të kujdesshme që të arrijnë rezultatin dhe në ndeshjen e dyta apo të treta mund t’u vendosim një notë”, tha Osmani.

Ndërkohë që Hair Zeqiri ishte më skeptik për ecurinë e Holandës në këtë Botëror, duke thënë se nuk e sheh si një ndër precedentët kryesore për të fituar këtë kompeticion.

“Kjo Holanda ishte e çuditshme pavarësisht eliminatorëve pasi ka arritur të ketë një formacion ofensivë që çaloi përsa i përket sulmit. Me fitoren e Ekuadorit u vu në presion. Sot nuk pamë një Holandë që mund të fitojë botërorin, por pamë një Holandë me shumë gabime teknike”, tha Zeqiri.

https://www.youtube.com/watch?v=offiODNFpaw

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli