Ishmi del nga shtrati, uji hyn në shtëpitë, dhjetëra hektarë të përmbytur

Publikuar më: 21/11/2022, ora 10:06

Ishmi del nga shtrati, uji hyn në shtëpitë, dhjetëra hektarë të përmbytur

Publikuar më: 21/11/2022, ora 10:06

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke krijuar përmbytje në tokë bujqësore, veçanërisht në fshatrat Murqinë e Mallkuç, me ujin që ka depërtuar edhe në banesat.

Sipas raportimeve në terren, dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit që prej mesnatës.

Një prej banorëve të fshatit Murqinë pohon se kjo situatë është e përsëritur çdo vit, pasi nuk ka pastrim të kanaleve kulluese.

Në të gjithë territorin e Qarkut Durrës, reshjet e shiut gjatë orëve të vona të natës dhe deri më tani kanë pushuar, por ia kanë lënë vendin erës me intensitet të lartë.