Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi 2 mijë ha nën ujë, Spahia: Portat e HEC u hapën shpejt dhe pa paralajmërim

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 13:21 | Aktualitet
Mbi 2 mijë ha nën ujë, Spahia: Portat e HEC u hapën shpejt

Mjete të larta ushtrie, motobarka dhe mijëra hektarë toke dhe oborre banesash nën ujë. Pamje të njëjta që përsëriten në mënyrë peridodike në zonën e Anës së Malit dhe atë të Nënshkodrës. Edhe këtë fund vjeshte të njëjtat zona rezultojnë më të prekurat nga përmbytjet që shkaktohen sa nga reshjet e dendura të shiut aq edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka bërë një pasqyrë të situatës në zonat problematike, ndërsa ka theksuar se hapja e portave te hidrocentaleve ka qenë e pa paralajmëruar dhe shumë e shpejtë.

Kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar impenjim më të madh të institucioneve qendrore, ndërsa sinë çdo përmbytje tjetër në këto zona, pushteti lokal kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa institucionet qendrore mjaftohen me dërgimin e efektivëve dhe mjeteve të ushtrisë në zonat e përmbytura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani