Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndahen çmimet AMA, Taylor Swift shpallet artistja më e mirë e vitit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 11:08 | Showbiz

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, triumfon në ndarjen e Çmimeve, American Music Awards, pasi u shpall artistja më e mirë e vitit. Këngëtarja e hitit "Anti-Hero" falënderoi fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit të saj të katërt. Edicionin e kaluar, këngëtarja amerikane triumfoi në kategorinë e artistes më të mirë femër, por edhe për albumin më të mirë “Evermore”.

Në kategorinë  e artistit më të mirë të vitit 2022, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop në botë si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.

Dove Cameron, ish-aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e mirë e re. Machine Gun Kelly, u shpall artisti i preferuar i muzikës Rock, ndërkohë që grupi italian Maneskin fitoi çmimin për këngën më të mirë rock, "Beggin".

A2 CNN Livestream

Dita jonë