Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama firmos konfiskimin e 15 objekteve

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:07
rama kryeministri 15 nentor 7 1280x720

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama firmos konfiskimin e 15 objekteve

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:07

Ndërkohë që prej dy ditësh vëmendja është përqëndruar tek përmbytjet, Kryeministri i dha edhe një fokus tjetër aktivitetit qeveritar.

Me anë të një videomesazhi nga tryeza e punës, ai lajmëroi se ka firmosur konfiskimin e 15 objekteve të ndërtuara pa leje.

“Sot kam firmosur, pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi objektesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve, ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i përdorë për mjedise zyrash, për strehim social ose shërbime sociale. Konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është se për të gjitha letrat kanë kohë që flenë në prokuroritë e rretheve”, u shpreh Rama.