Pamjet e tmerrshme nga tërmeti në Indonezi, të paktën 162 viktima

Publikuar më: 21/11/2022, ora 18:17

Pamjet e tmerrshme nga tërmeti në Indonezi, të paktën 162 viktima

Publikuar më: 21/11/2022, ora 18:17

Është rritur ndjeshëm bilanci i viktimave në Indonezi, si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.6 Rihter që goditi vendin.

Të dhënat më të fundit bëjnë me dije se deri në këto momente raportohen 162 viktima ndërkohë që të lënduarit i kalojnë 1000.

Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi qytetin e Cianjur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Spitalet janë tejmbushur me të lënduar, teksa bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të nxjerrë personat e bllokuar në rrënoja, të cilët gjithashtu janë të shumtë.