Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Panairi për fëmijët, vepra dhe përkthime të reja me ilustrime

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 10:31 | Aktualitet
Panairi për fëmijët, vepra dhe përkthime të reja me

E ardhmja është në duart e tyre. I sheh teksa lexojnë, dëgjojnë ndonjë përrallë, teksa hyjnë me gëzim në panair dhe se sa me gëzim i prekin librat plot ilustrime. Misioni i përkthimit të veprave është në duart e pak profesionistëve, pasi puna me librin për fëmijë është e vështirë, do kujdes dhe përgjegjësi, sepse edukimi duhet të bëhet bashkë me argëtimin.

Edhe fituesja e çmimit si shkrimtarja më e mirë për fëmijë, Natasha Shuteriqi Poroçani, e sheh këtë mision sa të bukur, aq edhe me përgjegjësi për të ardhmen e librit.

Një kolanë e bukur dhe edukuese që ka marrë jetë disa vite më parë është “Mua më quajnë”, ku të vegjëlve u prezantohen bukur dhe me ilustrime disa nga figurat e shquara shqiptare. Por, sërish fëmijët vijojnë të kërkojnë Harry Potter.

Vitin e shkuar, në panair mbahej radhë për serinë e re dhe edicionin special, e këtë vit sërish kureshtja nuk është zbehur. Në stendën “Dituria” nuk është e vështirë ta kuptosh këtë. Libri fantastiko-shkencor, me histori magjike, është po aq i kërkuar. Dhe misioni i përkthimit të shumë prej këtyre veprave në stendën e “Diturisë”, i është besuar gjuhës artistike të Afërdita Shuteriqit.

Ky edicion i Panairit të Librit ka sjellë në vëmendje rëndësinë e përkushtimit te libri për fëmijë, jo vetëm me të vegjlit, por edhe në tryezat e diskutimit e intervistave, siç ishte edhe një prej tyrë në “Sofanë e librit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë