Përmbytjet në Durrës, zona e ish-Kënetës më e prekura, uji hyn në banesa

Publikuar më: 21/11/2022, ora 12:17

Përmbytjet në Durrës, zona e ish-Kënetës më e prekura, uji hyn në banesa

Publikuar më: 21/11/2022, ora 12:17

Zona e ish-Kënetës dhe fshatrat Mallkuç dhe Murqinë, janë zonat më problematike sa i takon pasojave të përmbytjeve, si pasojë e reshjeve të orëve të fundit. Në zonën e ish-Kënetës, uji ka hyrë disa centimetra brenda banesave duke shkaktuar dëme të konsiderueshme te familjet e prekura.

E njëjta situatë është edhe në rrugët e ish-Kënetës, të cilat janë të mbuluara nga uji. Një nga banorët e zonës shprehet se janë të lodhur duke u ankuar pasi prej dy dekadash askush nuk ka vënë dorë në atë zonë.

Përmbytje të tokave ka edhe në fshatrat e Mallkuç dhe Murqinë, si pasojë e daljes nga shtratit të lumit Ishëm. Edhe në këtë zonë përmbytjet janë të përsëritura.

Sipas banorëve të zonës, situata rëndohet si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese.

Fatmirësisht, në zonat e përmbytura të qarkut të Durrësit nuk ka pasur emergjenca njerëzore, ndërsa dëmet materiale në banesa dhe në të mbjella janë të konsiderueshme.