Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reshjet mbushin kaskadën e Drinit, Vau i Dejës në maksimum, arsyet se pse energjia nuk po shkon në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 15:56 | Aktualitet

Reshjet e shiut po mbushin liqenet në kaskadën e Drinit. Të dhënat nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se Fierza ka arritur në mbi 271 metër mbi nivelin e detit, më pak se 11 metra larg mesatares së dekadës së fundit. Në Koman niveli i ujit ka arritur në 173.6 metër, duke iu afruar ndjeshëm mesatares shumëvjeçare, ndërsa në Vaun e Dejës është tejkaluar niveli maksimal i liqenit në 10 vitet e fundit.

“Jemi aty ku duhet për sa i përket rezervës hidrike për të na siguruar pjesën e prodhimit siç tradicionalisht ka ndodhur.”, thotë për A2 CNN Sinkron Azmer Duleviç, ekspert i sektorit energjetik.

Me prodhimin në kapacitete maksimale dhe një pjesë së energjisë së blerë më herët nga jashtë, Shqipërisë po i tepron aktualisht elektriciteti. Në situata të tilla, në bazë të marrëveshjeve mes dy qeverive, tepricat e energjisë mund të depozitoheshin po kjo nuk po ndodh.

“I është bërë propozimi KEK-ut të Kosovës për të marrë tepricën e energjisë nga ne, por nuk ka pranuar sepse i dilte kosto më e ulët me prodhimin nga termocentralet e veta. Nuk ka pranuar të fikë TEC-et e veta dhe ka vijuar prodhimin. KESh ndërkohë po shet një pjesë të energjisë me çmime rreth 200 euro për mWh”, thotë Duleviç.

Ndërsa arsyet e tjera se pse nuk mund të funksionojë depozitimi i energjisë në Kosovë, ka të bëjë me detyrimet nga organizatat ku janë KESH dhe KEK janë anëtare.  “Duhet të theksojmë gjithashtu se sistemet energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëjnë shkëmbime pa limit. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e ENTSO. nëse tejkalohen kriteret e parashikuara nga ENTSO atëherë të dy shtet mund të përballen me penalitete”, thotë Liron Gjocaj, Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë.

Edhe për ekspertin Gjocaj, ndërtimi i Skavicës mund të jetë zgjidhja me kapacitet ujëmbledhëse në rast reshjesh të dendura shiu. “Dhe normalisht që kjo mund të sjellë edhe përfitim ekonomik për vetë shtetin e qytetarët për shkak se qytetarët mund të shkëmbehen me energji gjatë verës”, thotë ai.

Reshjet e ditëve të fundit të shiut që pritet të vijojë mund të përkthehen sipas ekspertëve në shtyrjen sërish apo heqjen përfundimisht të fashës 800 kWh për konsumatorët familjarë.

https://a2news.com/2022/11/21/menaxhimi-i-reshjeve-dhe-energjise-kesh-bleu-per-te-mos-rrezikuar-tani-shet-per-rikuperim/

A2 CNN Livestream

Dita jonë