Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"U trondita nga deklaratat e Infantinos, më vjen turp që jam pjesë e Botërorit"

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 10:11 | Futboll
"U trondita nga deklaratat e Infantinos, më vjen turp që jam

Drejtori teknik i Federatës Daneze të Futbollit, Peter Möller, kritikoi ashpër deklaratat e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë konferencës së tij për shtyp para Botërorit, në të cilën ai i cilësoi vendet perëndimore si “hipokrite”.

“Kur pashë se si foli Presidenti i FIFA-s, u trondita. Më erdhi turp që isha pjesë e këtij turneu. Fjalët e tij ishin të turpshme. Ky është njeriu që formon imazhin e futbollit dhe që duhet të tregojë se çfarë mund të bëjë futbolli”, tha Möller për “DPA”.

Në konferencën për shtyp të së shtunës, Infantino foli për gati një orë dhe mbrojti turneun dhe Katarin, një vend që është kritikuar ashpër për kushtet e të drejtave të njeriut, vdekjen e punëtorëve emigrantë në ndërtimin e stadiumeve dhe trajtimin e personave LGBTQ+.

Möller siguroi se FIFA nuk ka një interes serioz për një debat për kushtet në Katar dhe se pas përvojës së tij me këtë Botëror, ai është “i shqetësuar për të ardhmen e futbollit në përgjithësi”, pasi çdo herë e më shumë tifozët po largohen nga sporti.

Peter Möller nuk beson se zhvillimi i Kupës së Botës në Katar do të bëjë një ndryshim të qëndrueshëm në situatën e të drejtave të njeriut dhe të punës në vend: “A mendoni se Kupa e Botës i ka përmirësuar gjërat në Brazil? A mendoni se janë përmirësuar gjërat në Afrikën e Jugut? Le të shohim se çfarë ndodh në Katar, por nuk jam i bindur”.

https://a2news.com/2022/11/19/po-kritikojme-arabet-pse-nuk-pranojne-homoseksualet-harrojme-se-cfare-kemi-bere-vete/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani