Vetëm një person i infektuar me koronavirus në 24 orë

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:35
varianti omicron koronavirus shqiperi 1280x720 1 1280x720

Vetëm një person i infektuar me koronavirus në 24 orë

Publikuar më: 21/11/2022, ora 17:35

Vijon të jetë në përmirësim të mëtejshëm situata nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit vetëm një person ka rezultuar i infektuar me koronavirus, nga 66 testime të kryera.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                1

Të shëruar në 24 orë             9

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       66

Testime totale                   2,006,085

Raste pozitive                      332,143

Raste të shëruara                  328,363

Raste Aktive                             186

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    145

Gjirokastër                14

Fier                           6

Elbasan                   6

Vlorë                         4

Berat                           3

Durrës                     3

Lezhë.                     3

Shkodër                 2