“6600 civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus”, OBSH: Miliona njerëz në Ukrainë të rrezikuar nga dimri

Publikuar më: 22/11/2022, ora 08:05
obsh 1 1280x720

“6600 civilë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus”, OBSH: Miliona njerëz në Ukrainë të rrezikuar nga dimri

Publikuar më: 22/11/2022, ora 08:05

Në Ukrainë, dimri rrezikon jetën e miliona njerëzve. Ky është alarmi që ka ngritur drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Henri Kluge. Shëndeti i njerëzve nuk mund të mbahet peng, shtoi ai, duke denoncuar situatën e vështirë në spitalet ukrainase.

“Maternitetet kanë nevojë për inkubatorë, bankat e gjakut kanë nevojë për frigoriferë, shtretërit e ICU kanë nevojë për ventilatorë dhe gjithçka që kanë nevojë për energji”, apeloi ai.

OKB-ja nga ana tjetër ka ngritur alarmin se  afro 6600 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, shkurtin e kaluar. Sipas një raporti të publikuar nga Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, këto janë vlerësime “ndoshta më të ulëta” se numri aktual. Në mesin e 6595 viktimave, thuhet në raport, janë 2575 burra, 1767 gra, 172 vajza, 206 djem dhe 37 fëmijë, si dhe 1838 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike.

“Sigurisht, punonjësit e energjisë, punonjësit e shërbimeve, reaguesit e urgjencës dhe të gjithë të përfshirët po punojnë më fort. Por dëmi sistematik i energjisë sonë nga sulmet nga terroristët rusë është i rëndësishëm”, tha ai.