Al Dawsari është “Messi”, Arabia mposht 2-1 Argjentinën dhe shkakton surprizën e madhe të Botërorit

Publikuar më: 22/11/2022, ora 13:07

Al Dawsari është “Messi”, Arabia mposht 2-1 Argjentinën dhe shkakton surprizën e madhe të Botërorit

Publikuar më: 22/11/2022, ora 13:07

Arabia Saudite ka shkaktuar surprizën e parë të madhe të Botërorit, duke mundur Argjentinën me rezultatin 2-1.

Leo Messi shënoi i pari me 11-metërsh, që u fitua nga Paredes. Më pas, dy gola të anuluar për pozicion jashtë loje për Argjentinën, e cila u shua, duke i lënë terren sauditëve.

Pjesa e dytë nisi me golin e barazimit të Al Shehri, i cili goditi me të majtën duke mposhtur portierin argjetinas.

Por, perla erdhi 5 minuta më vonë, me Al Dawsarin që me të djathtën shënoi një gol fantastik, të ngjashëm me ato që jemi mësuar t’i bëjë Messi.