Danimarkë-Tunizi përfundon pa gola por me shumë emocione

Publikuar më: 22/11/2022, ora 16:03

Danimarkë-Tunizi përfundon pa gola por me shumë emocione

Publikuar më: 22/11/2022, ora 16:03

Danimarka dhe Tunizia nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. 90 minuta të vakëta dh pa shumë raste bënë që skuadrat të ndanin një pikë me njëra- tjetrën. Në pjesën e parë, Tunizia shënoi me Jebali, por arbitri anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Edhe në fraksionin e dytë , ishte e njëjta histori. Tunizia shënoi dhe sërish me Bron por sistemi VAR u bë dhe një herë protagonist dhe anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 70, vetëm shtylla ndali festën e danezëve që provuan disa herë, veçanërisht me Erikssen por saktësia mungoi.

Në fund danezët pretenduan dhe për një penallti pas një prekje të topit me dorë por për gjyqtarin gjithçka ishte e rregullt. Pavarësisht rasteve në fund, rrjetat nuk u prekën dhe gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0.