Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Disfata e Argjentinës, Zeqiri: Kishte çekuilibër taktik në formacion, Osmani: Skuadra e mori lehtë kundërshtarin

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 22:25 | Futboll
Disfata e Argjentinës, Zeqiri: Kishte çekuilibër taktik në

Disfata e Argjentinës kundër Arabisë Saudite ishte një ndër pikat e diskutuara nga ish-futbollistët e Kombëtares, Hair Zeqiri dhe Tefik Osmani në A2 CNN.

Për Zeqirin, Argjentina nuk tregoi se është një favorite për të fituar Botërorin, ndërsa Osmani u shpreh se bardhekaltrit e kishin nënvlerësuar këtë takim.

“Arabia Saudite një skuadër e mirëvendosur, kurajoze. Bëri mrekullinë me një Argjentinë favorite të këtij kompeticioni e cila e kishte marrë lehtë. Duke parë formacionin që kishte një çekuilibër taktik, besoj se edhe kundër Arabisë e bën që një skuadër ta pësojë shtrenjtë. Një ndeshje humbet nga gabimet, këtë bëri dhe Argjentinë. Mendoj që Arabia tregoi shpirt loje, grintë dhe bëri dy gola të shkëlqyer”, tha Zeqiri.

“Argjentina e gjeti golin në 10 minuta dhe më pas iu anuluan 3 gola. Dhe kur një skuadër si Argjentina në çdo aksion shënonte, ndjehet në skuadër ajo që ekipi përballë është më i lehtë dhe më pas e ul ritmin. Edhe në golat e pësuar shihet një mospërqëndim. Nëse nuk jep 100% nuk është e lehtë të fitosh. Goli i parë i dha shumë besim Arabisë”, u shpreh Osmani.

https://www.youtube.com/watch?v=I3btEzat7Cg

A2 CNN Livestream

Dita jonë