“Është në grackën e Vuçiçit”, Zeka: Kurti ka vetëm dy rrugë

Publikuar më: 22/11/2022, ora 23:24

“Është në grackën e Vuçiçit”, Zeka: Kurti ka vetëm dy rrugë

Publikuar më: 22/11/2022, ora 23:24

Analisti Milaim Zeka komentoi në Ditarin e orës 23:00 në A2 CNN përplasjet e fundit për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe takimin në Bruksel të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç.

Për Milain Zekën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë në grackën e Aleksandar Vuçiç. “Kurti nuk ka forcë për të kundërshtuar Vuçiçin pa mbështetjen e amerikanëve dhe europianëve dhe nuk mund të vazhdojë me këmbëngulje për çështjen e targave”.

Më tej, ai kritikoi Kurtin duke theksuar se e ka zbritur dialogun me Serbinë në një çështje banale si ajo e targave, e cila sipas tij, po çon ujë në “mullirin e Vuçiç”.

Kurti ka bërë gabimin më të madh që nuk pranoi kërkesën e Blinken dhe Escobar për shtyrjen e targave. Kurti e ka zbritur dialogun në një çështje super të parëndësishme. Meqë ai qenka kaq i zoti, le të urdhëroi pasnesër dhe të dalë matanë urës dhe t’i vendosi gjoba qytetarëve të Kosovës. Nëse qenka kaq i zoti, pse nuk e hap urën e Ibrit”, tha Zeka.

Zeka theksoi se Kurti ka vetëm dy rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht. “Ose duhet ta pranojë asociacionin ose duhet të japë dorëheqjen”, tha Zeka.