Fitorja e Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti saudit shpall festë kombëtare

Publikuar më: 22/11/2022, ora 22:33
meme argjentina humbja arabia saudite 17

Fitorja e Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti saudit shpall festë kombëtare

Publikuar më: 22/11/2022, ora 22:33

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman e ka shpallur ditën e mërkurë festën kombëtare dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë, pasi kombëtarja e vendit mundi 2-1 në ndeshjen hapëse të Botërorit ekipin e Argjentinës.

Ndonëse vijnë si favorit në këtë kompeticion që po zhvillohet në Katar, Argjentina pësoi një disfatë të rëndë nga Arabia Saudite e cila tashmë drejton e vetme grupin C.

Dy skuadrat e tjera në këtë grup Polonia dhe Meksika u ndanë në barazim, duke bërë që bardhekaltrit të renditen momentalisht në vend të fundit.