Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Franca e nis si kampione, 4 gola Australisë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 22:00 | Futboll

Franca e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës teksa mposhti 4-1 Australinë. Gjelat u surprizuan që në fillim kur Goodwin kaloi në avantazh kombëtaren australiane.

Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan shpejt me Rabiot që vendosi sërish baraspeshën. Por magjia e mesfushorit të Juventusit nuk u ndal me kaq, pasi vetëm pak minuta më vonë dha asistin për Giroud, me veteranin francez që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pas kësaj, francezët mbeten në sulm dhe dominuan lojën. Mundësi të mirë për të shënuar kishte Mbappe, por 22-vjeçari gaboi gjithçka në momentin final. Edhe pjesën e dytë, “gjelat” patën shumë raste për të shënuar, por asnjë goditje nuk u ndal në rrjetë.

Megjithatë, goli i Mbappe nuk mungoi në këtë sfidë, pasi talenti francez realizoi me kokë në minutën e 68-të, ndërsa 3 minuta më pas dhuroi një asist për golin e dytë të Giroud dhe të katërtin për Francën.

Me këtë fitore, Franca merr kreun e grupit, ku bëjnë pjesë edhe Tunizia me Danimarkën, të cilat u ndanë në një barazim pa gola në ndeshjen e kësaj të marte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë