Gjermania “shpërngulet” në Poloni

Publikuar më: 22/11/2022, ora 11:25
poloni gjermani

Gjermania “shpërngulet” në Poloni

Publikuar më: 22/11/2022, ora 11:25

Gjermania është vendosur edhe më shumë në Poloni. Qeveria polake do të vendosë lëshues shtesë të raketave “Patriot” pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Në Twitter, ministri polak shkroi: “Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, unë do të propozoj që sistemi të vendoset në kufiri me Ukrainën”.

“Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni, javën e kaluar”, tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Qeveria gjermane kishte thënë tashmë se do t’i ofronte fqinjit të saj më shumë ndihmë në mbikëqyrjen ajrore me Eurofighters gjermanë pas incidentit, i cili fillimisht ngriti frikën se lufta në Ukrainë mund të përhapej përtej kufirit.

“Kam pranuar me kënaqësi propozimin e ministrit gjerman të Mbrojtjes për të ridislokuar raketahedhës “Patriot” në vendin tonë. Gjatë bisedës së sotme telefonike me palën gjermane do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”, ka deklaroi Mariusz Blaszczak.

Në orët e fundit, Lambrecht shprehu nevojën për të rritur praninë e këtij sistemi antiraketë në Poloni pas incidentit të javës së kaluar, ku dy persona humbën jetën pas përplasjes së një rakete ukrainase të rrëzuar, teksa po përpiqeshin të zmbrapsnin një sulm rus.