Jo vetëm disfatë, humbja e bujshme thyen rekordet e “Albicelestes”

Publikuar më: 22/11/2022, ora 14:02
alb 1280x720

Jo vetëm disfatë, humbja e bujshme thyen rekordet e “Albicelestes”

Publikuar më: 22/11/2022, ora 14:02

Disfata e Argjentinës në ndeshjen e parë të Botërorit në Katar 2022 po bën xhiron e botës, dhe do të kujtohet qartësisht si një nga surprizat më të mëdha të futbollit. Padyshim, humbja 2-1 ndaj Arabisë Saudite do të bëjë të harrohet humbja e bujshme që Argjentina pësoi në Botërorin Italian të vitit 1990, ku humbi ndeshjen e inaugurimit kundër Kamerunit.

Por përtej turpërimit në 1990, ekipi i Leo Messi do të përballet në ditët në vijim me një seri statistikash të hidhura. Kombëtarja “albiceleste” me humbjen e sotme ndërpret një seri rezultatesh pozitive prej 36 ndeshjesh, dhe një fitore ose barazim sot do të përkthehej në rekordin historik për një kombëtare, së bashku me Italinë e Roberto Mancinit.

Humbja është edhe më e padëgjuar pasi gjenerata të tëra në Buenos Aires nuk kujtojnë herën e fundit që kombëtarja e tyre ka humbur duke u përmbysur. Hera e fundit që kishte ndodhur në Botëror, ishte kundër Gjermanisë Perëndimore në edicionin e vitit 1958.

Një epokë tjetër, që mendohej e harruar, por me të cilën tashmë argjentinasit do të duhet ta ëndërrojnë gjatë.