Kjo është mënyra si këndohet një himn në botëror

Publikuar më: 22/11/2022, ora 21:43

Kjo është mënyra si këndohet një himn në botëror

Publikuar më: 22/11/2022, ora 21:43

Botërori i Futbollit është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe shpesh herë gjatë zhvillimit të saj mbushet me momente tepër pikante që dhurohen prej tifozëve të kombëtareve të tyre.

Një prej tyre është regjistruar në ndeshjen e së hënës në Katar 2022, mes Uellsit dhe SHBA, ku një tifoze këndon me pasion dhe lot në sy himnin kombëtar .

Bëhet fjalë për një producente të njohur radioje në Uells, e quajtur Dwynwen Morgan, e cila u kap nga kamerat në stadiumin Ahmad Bin Ali Stadium teksa këndon e emocionuar.