Koronavirusi në Shqipëri, 25 raste të reja, Dibra dhe Korça “covid free”

Koronavirusi në Shqipëri, 25 raste të reja, Dibra dhe Korça “covid free”
25 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit nga 526 testime të kryera.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin ndihmë 3 pacientë, ndërkohë që Dibra dhe Korça janë 2 qarqet ku nuk regjistrohet asnjë rast aktiv me koronavirus.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 526 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit
22 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:
19 Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë.
Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,379 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 526
Testime totale 2,006,611
Raste pozitive 332,168
Raste të shëruara 328,379
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 157
Gjirokastër 13
Fier 9
Elbasan 4
Vlorë 3
Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 3
Shkodër 2