“Maradona fitonte Botërorin i vetëm, Messi ka nevojë për ekipin”

Publikuar më: 22/11/2022, ora 09:47
messi maradonaa 1024x576

“Maradona fitonte Botërorin i vetëm, Messi ka nevojë për ekipin”

Publikuar më: 22/11/2022, ora 09:47

Zbigniew Boniek, legjenda e Juventusit dhe Polonisë, aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, vuri në dukje dallimin e madh mes Maradonës dhe Messit në një intervistë për spanjollen “AS”.

Sipas tij, “Diego mund të fitonte një Botëror i vetëm, ndërsa Messi ka nevojë për skuadrën”.

“Nuk mendoj se në futbollin e sotëm mund ta bëjë diferencën një lojtar i vetëm. Mund të ketë lojtarë përcaktues, por duhet ekipi për të fituar ndeshjen. Kanë kaluar kohët e Maradonës. Diego mund të fitonte i vetëm, tani Messi ka nevojë për skuadrën”, tha polaku.