Një orë shtesë në 4 ndeshje, çfarë ka ndryshuar në Katar?

Publikuar më: 22/11/2022, ora 12:32
shtesa 14minuta

Një orë shtesë në 4 ndeshje, çfarë ka ndryshuar në Katar?

Publikuar më: 22/11/2022, ora 12:32

61 minuta shtesë në 4 ndeshjet e para të Botërorit. 10 minuta shtesë në ndeshjen hapëse të “Katar 2022”, 27 minuta në Angli-Iran, 11 në Senegal-Holandë dhe 13 në SHBA-Uells.

Minuta shtesë që nuk jemi mësuar t’i shikojmë në ndeshje futbolli, por në Botëror janë bërë të zakonshme, ashtu siç kishte paralajmëruar Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në një intervistë për “BeIN Sports”, në muajin prill, Infantino shpjegonte: “Duhet të reflektojmë mbi kohën efektive të lojës. Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur. Është nevoja për të rishikuar gjërat pasi spektatorët paguajnë për të shikuar 90 minuta futboll, ndërsa në të vërtetë luhet 50 minuta. Nuk them të shkojë ndeshja 100 minuta, por padyshim që shtesa që akordon arbitri duhet të përkojë me minutat e humbura gjatë lojës”.

Edhe Pierluigi Collina, Presidenti i Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, tha para disa ditësh se duhen shmangur “ndeshjet me kohë efektive vetëm 42 minuta”.

Gjithsesi, habisin 27 minutat gjithsej të shtesës në ndeshjen Angli-Iran. Nëse në pjesën e parë ishin të kuptueshme 14 minutat shtesë për shkak të dëmtimit të portierit iranian dhe mjekimeve prej 13 minutash që mori deri në zëvendësimin e tij, 13 minutat shtesë në pjesën e dytë ishin të ekzagjeruara, pasi Maguire pësoi një dëmtim në kokë, por rezultati ishte arkivuar tashmë (6-1).

Ndërkohë, në ndeshjen e sotme Argjentinë-Arabi Saudite, në fund u dhanë 8 minuta shtesë, por që arbitri e vijoi lojën deri në minutën e 13 shtesë.