A do të hyjë në fuqi fasha në dhjetor? Zv/ministri i Energjetikës përgjigjet në “A2 Business”

Publikuar më: 23/11/2022, ora 22:13

A do të hyjë në fuqi fasha në dhjetor? Zv/ministri i Energjetikës përgjigjet në “A2 Business”

Publikuar më: 23/11/2022, ora 22:13

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjetikës, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, deklaroi se në 1 dhjetor nuk do të hyjë në fuqi fasha e energjisë elektrike 800.

“Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800”, deklaroi Bejtja.

“Kjo fashë ka karakter edukativ. Në 1 dhjetor nuk hyn në fuqi fasha”, shtoi zv/ministri.