Alibeaj: Basha dha dorëheqjen, të njëjtën gjë duhet të bënte edhe Berisha

Publikuar më: 23/11/2022, ora 20:57
alibeaj4 1280x720

Alibeaj: Basha dha dorëheqjen, të njëjtën gjë duhet të bënte edhe Berisha

Publikuar më: 23/11/2022, ora 20:57

Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, foli për Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe protestën e 6 dhjetorit.

“Zoti Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe unë kam komunikim me të gjithë anëtarët. Basha ka dhënë dorëheqjen, me një arsye politike fisnike besoj unë. Ai tha se po largohet për të hequr problemin në parti. Për të njëjtën arsye duhet të largohej edhe zoti Berisha, por nuk është larguar. Nuk ka ndodhur asgjë që të mund të ndryshonte qëndrimin tonë apo të zotit Basha. Nëse i kthehemi memories, shkaku i pretenduar nga Berisha në atë kohë ishte dualizmi. Basha u dorëhoq që të dorëhiqej edhe zoti Berisha”, tha Alibeaj.

Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, Alibeaj u përgjigj: “Jo. Nuk jam kundër protestave, por protestat duhet të jenë të tilla që të sjellin një produkt në të mirë të qytetarëve. Deputetët kanë mjete të tjera për të qenë më efikas për shqiptarët, me një luftë të sinqertë në Parlament, dhe pasi i kanë ezauruar këto mjete, duhet të nisin protestat. Ka çështje të mëdha ku mund të bëhet luftë e madhe në Parlament”.