Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gratë e Mitrovicës së Veriut, protestë kundër Kurtit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 17:07 | Kosova
Gratë e Mitrovicës së Veriut, protestë kundër Kurtit

Gratë serbe nga komunat veriore të Kosovës, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër vendimeve të fundit të qeverisë së Albin Kurtit.

Pezullimi i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, regjistrimi i automjeteve me targa RKS, si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë vetëm disa nga shqetësimet që u përmendën gjatë kësaj proteste.

Protestueset, përveç flamujve të Serbisë, në duar mbanin pankarta të ndryshme, ndërkohë që dominonte ajo me mbishkrimin “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”.

Gordana Saviç, ish-këshilltare e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, tha se janë mbledhur për t’i thënë “mjaft më terrorit të Kurtit”.

Ndërkohë, një protestë është mbajtur edhe në Graçanicë, ku qindra vetë morën pjesë, siç thanë organizatorët, në mbështetje të serbëve nga Veriu i Kosovës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë