“Koha për hapa të mëdhenj”, Kurti: Gatishmëri për targat, por qëllimi është marrëveshja finale

Publikuar më: 23/11/2022, ora 18:02

“Koha për hapa të mëdhenj”, Kurti: Gatishmëri për targat, por qëllimi është marrëveshja finale

Publikuar më: 23/11/2022, ora 18:02

Nuk koha për ambicie të vogla por për hapa të mëdhenj. në një deklaratë ditën e mërkurë,  kryeministri Albin Kurti tha se po bëhen përpjekje maksimale për targat por shtoi se objektivi kryesor është arritja e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.  Sipas tij, marrëveshja ligjërisht e detyrueshme, ishte pjesë e ftesës së BE-së për takimin e ditë së hënë në Bruksel, por që më pas “u braktis dhe u kalua vetëm te çështjet aktuale”.

Ai kërkoi që propozimi të rikthehej sa më shpejt në tryezë. Kurti tha se Kosova ishte gati që ta pezullonte fazën e dytë të vendimit për targa, e cila parasheh shqiptimin e gjobave për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa ilegale serbe, në mënyrë që të krijohet hapësirë për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, “e cila sipas be duhej te arrihej  deri në mars të viti 2023”.

Dukshëm i zhgënjyer me qëndrimin e bashkimit europian që fajësoi Kosovën për mospranimin e propozimit të BE, Kurti tha Brukseli nuk kishte mbajtur një qëndrim të tillë kritik ndaj presidentit Vuçiç, i cili nuk kishte pranuar të nënshkruante marrëveshjen për të pagjeturit në muajin gusht, edhe pse ishte dakordësuar me tekstin.

Sipas Kurtit, gjatë gjashtë muajve të fundit kanë qenë tetë opsione në tryezë për targat, edhe nuk dha detaje, për shkak të konfidencialitetit në bisedime, siç u shpreh. Për kosovën3 opsione kanë qenë të pranueshme, ndërsa për Serbinë asnjë, deklaroi kryeministri Kurti.